Ish-kryeministri Sali Berisha, pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD, vendim që u mor nga Kryedemokrati Lulzim Basha, ka ndërmarrë nismën e ashtuquajtur “Foltore”.
Për ish-deputetin Lefter Maliqi, kjo lëvizje jep frymë dhe shpresë për bashkimin e frontit opozitar.
Deklarata e Maliqit:
“E vetmja shpresë për shqiptarët, është kjo lëvizje që është bërë tani brenda PD. Jep një frymë, jep shpresë dhe të jep një hapje për bashkimin e frontit opozitar, i cili ka qenë pothuajse informal. Dhe kjo ka ndodhur për shkak të marrëveshjes që ka ndodhur në vitin 2017 mes Bashës dhe Ramës. Berishën dhe Metën i njoh për mbajtje fjale. Berisha është një nga më të rrallët që fjalën e kthen në realitet. Kur kam qenë deputet në vitin 2009-2013 në qarkun e Beratit, Berisha është pritur me këngë dhe valle në zonë të majtë”, tha Maliqi.
Diskutime rreth kësaj post