Në shtator fillon sesioni i ri parlamentar, dhe deputeti Lefter Maliqi, beson se në vjeshtë do ketë një zgjim të madh nga qytetarët kundër qeverisë, dhe se do dinë të votojnë në zgjedhjet e ardhshme.
Maliqi, e etiketoi kryeministrin me emrin Ramashenko, duke e krahasuar me presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.
“Ky është një frikacak i cili e mori pushtetin me krimin, dhe është i mbajtur peng. Ky është një Ramashenko i dytë, nëse Lukashenko doli me automatik, ky del me antiplumb. Unë kam besim te një zgjim te vjeshtja, do ketë një zgjim të madh.Besoj dhe shpresoj që shqiptarët në zgjedhjet e ardhshme do të dijnë të votojnë e të zgjedhin deputetë me integritet. Jo si ky parlament, i cili fatkeqësisht u bë show mediatik, teatër, saqë nuk emërohen edhe emisionet televizive, me humorin e tyre lidhur me parlamentin shqiptar. Unë besoj dhe shpresoj që mbas seancës së parë parlamentare të kemi një zgjim të madh qytetar, të shoqërisë civile, socialistëve të zhgënjyer, opozitës së bashkuar”, – tha Maliqi për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post