Deputeti i opozitës së re Lefter Maliqi ka sulmuar ashpër kryeministrin Rama për masat e ashpra që ka marrë për parandalimin e koronavirusit. Maliqi shprehet se Rama po bën show dhe propagandë. Sipas tij ai ka filluar që tani fushatën elektorale.
“Jam kundër masave të mëdha shtrënguese, por jam pro masave distancuese. Jam kundër nxjerrjes së ushtrisë në luftë, apo panikut. Po harxhohet naftë dhe para nga ushtria e Shqipërisë. Nuk ka as demokraci lokale as qendrore, ka vetëm një njeri që vendos.
Ai thotë ruhuni nga bombat, se çfarë bombash duhet të ruhemi, kur duhet të zbatojmë rregullat dhe rekomandimet e OBSH-së. Deri më tani kemi parë vetëm show. Qeveria vetëm ka aktruar deri më tani si me tërmetin. Edhe sot dalin bëjnë propagandë me qese në duar, nga 5-10 makarona, oriz dhe sheqer, që mund ta konsumojmë për 2-3 ditë, dhe familjet po seleksionohet, pasi jemi edhe në vit elektoral.
Po e shoh që këta kana filluar qysh tani fushatën elektorale. Po shikoj dallime që disa ndihmon dhe disa jo. Jam për zbutjen e masave. Po vendosin gjoba, po heqin patenta të heqin patentat për 3 vite. Sot nuk vendosin ekspertët, vendos vetëm një njeri nga Surreli, që nxori ushtrinë në rrugë, kur duhet ta nxirrte parlamenti”, tha Maliqi për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post