Ish-deputeti Lefter Maliqi, ka fituar në primaret e Bashkisë së Kuçovës dhe tashmë është zyrtarisht kandidat i opozitës, në zgjedhjet lokale të 14 Majit.
Në një postim në “Facebook”, ai ka shpallur fitoren, ndërsa nuk harron të falënderojë as Metën dhe Berishën për besimin që i kanë dhënë.
“Mirënjohje 352 demokratëve dhe opozitarëve për votën në Primare. Nga këto 339 pro, 6 kundra,7 të pavlefshme. Mirënjohje dy liderëve Meta-Berisha për besimin.
Së bashku me punë të palodhur drejt fitores së sigurt në 14 maj të Bashkisë Kuçove.
Çdo premtim do kthehet në vepër, me ndryshime të menjëhershme në infrastrukture, imazh, arsim, kulturë, shëndetësi, sport, bujqësi, punësime, etj në Kuçovën e naftëtarëve, aviatorëve dhe intelektualeve. Bashkia do jetë e hapur dhe e qytetarëve jo e kryetarit”, shkruan Maliqi.
Diskutime rreth kësaj post