Pas miratimit dje në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, deputetit Lefter Maliqi ka dalë më një reagim të fortë sulmues sot në rrjetet sociale ndaj kryeministrit Rama.
Teksa e lëshon gojën keq ndaj kryeministrit, Maliqi shkruan se dej u vërtetua deklarata e presidentit Meta se Kuvendi është i paligjshëm dhe duhet shpërndarë.
Postimi i plotë:
“Qeni që leh, nuk të ha… po i vjen ngordhja!
Kryemafiozi lehi 2 orë në seancë plenare e jashtë saj, duke folur me gjuhën e bandave, të cilat i kanë hipur në qafë në 7 vite e gjysmë.
Për votimin e ‘Kodit Mafioz’, Kryemafiozi arriti të kapte e të nënshtronte disa cironka që aksidentalisht janë në Parlament, dhe i thonë vetes ‘Kap Ça të Kapësh’ (KÇK), se ky rast të erdhi vetëm një herë në jetë.
Kryemafiozi, i pashpresë, pavarësisht metodave mafioze e tinëzare që bën se i genjen mendja se do fitojë 25 Prillin, iu vërsul Presidentit me akuza bajate, kur është ai vetë, i cili ka 8 vjet që qeveris vendin, që ka të gjitha institucionet, pushtetin vendor etj.
Si mund të akuzohet dikush që nuk ka gjë në dorë o i ‘Marrë Fund’; akuzohesh vetëm ti o i Zi, sepse ti e ke qeverinë dhe çdo gjë tjetër të këtij vendi, FATKEQËSISHT.
Paturpësisht i the Presidentit se takohet me viktimat e OFL-së, kur je ti o Kryemafioz që e shpike OFL-në dhe je ti o Kryemafioz që harton listat me emrat që do dhe nuk do tu shkojë ai formular i shkretë.
KUSH duhet të akuzojë KË në këtë rast, o i ‘Sëmurë Mendor’.
PATURPËSISHT deklarove se je ti që vendos se kush do të jenë lojëtarët sulmues dhe kush ato rezervë; po kush je ti o Kryemafioz që të duket vetja pronar i Shqipërisë dhe Shqiptarëve.
Pse nuk i ktheve përgjigje deklaratave të Presidentit për ‘shokun tënd dhe të gjitha palaçollëqet që ke ‘underground’’, por nga frika se ti nxorri të palarat në shesh, u zbythe, dhe nise batutat, me të cilat kujton se do marrësh timonin tjetër, se ai i 2017-ës të ka mbetur në dorë, dhe me të po i bie tepsisë së 2013-ës.
Aktit tënd të fëlliqur, me të cilin bëre nul marrëveshjen konsensuale të 5 Qershorit, që u firmos në ‘Shtëpinë Amerikane’, iu përgjigjën të gjitha selitë diplomatike, duke ta përplasur shuplakën në të gjithë gjatësinë tënde o i ‘Marrë Fund’.
Opozita e Bashkuar PD-LSI, do të të kthejë mbrapshtë 1 milionë shuplakat e 2013-ës, pavarësisht shkopinjve që po mundohesh t’ju vendosësh nën rrota.
O Kryemafioz, që leh pa pushim për këdo, por nuk të kafshon dot, sepse në 25 Prill, ti do kafshosh veten dhe gjithë shpurën e Rilindjes tënde të kriminalizuar dhe korruptuar, dhe nuk do ketë tetanoz që t’ju shpëtojë.
Dje, doli fjala e Presidentit të Republikës që Parlamenti është i paligjshëm dhe duhet shpërndarë.” – shkruan Maliqi.
Qeni që leh, nuk të ha… po i vjen ngordhja!
Kryemafiozi lehi 2 orë në seancë plenare e jashtë saj, duke folur me gjuhën…
Posted by Lefter Maliqi on Tuesday, October 6, 2020
Diskutime rreth kësaj post