Ish-deputeti Lefter Maliqi është shprehur se lëvizja e ish-Kryeministrit Sali Bërisha për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, pasi ka dorëzuar 4200 firma ka tronditur themelet e Partisë Socialiste.
Deklarata e Maliqit:
“Lëvizja e doktorit i ka tronditur themelet e PS dhe ëndrrën e tyre për të vazhduar këtë mandat të tretë dhe për të luftuar dhe për mandat tjetër. Nishani Topalli, Nishani nuk patën mundësi për të rrëzuar Bashën dhe lidhjet që ai ka. Me Lulin ne e dimë që nuk fitojmë. Tani Luli bashkë me elementin Berisha, duke pasur LSI me vete, duke pasur Nard Ndokën me vete, çamët me vete, nuk fitoi pushtetin, po tani që Berishën nuk e ka dhe as LSI? Të gjithë e kanë parë se nuk shkon më me një kryetar si Basha”, tha Maliqi.
Diskutime rreth kësaj post