Ish-ministri, aktualisht deputeti i LSI-së, Lefter Koka ka folur sëfundmi në lidhje me vendimin për të mos iu bashkuar nismës së opozitës në djegien e mandateve.
Në një prononcim për “Bulevard”, Koka tha se mbetet në krah të partisë së tij si edhe votuesve duke theksuar se nuk gjen arsye për të djegur mandatin.
“Lidhur me arsyet e paraqitura nga PD për djegien e mandateve të deputetëve të saj, nuk më duken arsye për të djegur mandatin tim. Vijoj të jem në krahë të subjektit politik që përfaqësoj dhe me cdo vendim që do marrë, por vijoj t’i qëndroj besnik atyre që më kanë zgjedhur deri në këtë pikë”, tha ai. /albeu
Diskutime rreth kësaj post