Reperi i njohur dhe shumë i pëlqyer nga femrat Ledri Vula, ka deklaruar se është i gatshëm të bëhet baba.
I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Ndrrim i natës”, Ledri u shpreh se arsyeja pse ai dëshiron të jetë baba, është se kërkon të dijë se si është ndjenja e të qenurit prind.
Me tej ai shtori se ka shokë që janë bërë me fëmijë dhe janë pikërisht ata që ia shtojnë dëshirën.
“Jam shumë i gatshëm të krijoj familje. Si mund mos të jem i gatshëm kur shoh shokët e mi me fëmijë, si pëllumba. Unë luaj me fëmijët e tyre si t’i kem të mitë. Kur i shoh rrethin shoqëror që janë bërë prindër, them edhe unë dua. Ata dalin me fëmijë kurse unë nuk mundem. Kush është bërë prind thotë që ajo ndjenjë ta ndryshon jetën. Dua ta di si është kjo ndjenjë që e keni përjetuar ju”, u shpreh Ledri.
Diskutime rreth kësaj post