Ledioni i kthehet keq Eglës pas komentit të saj ndaj Franceskës ku i thotë që kohët e fundit ka vënë pak bark
“Dua të them një gjë, se bodyshaming nuk mund të përdoret. Ka shumë vajza që e vuajnë këtë. Nuk dua të dëgjoj asgjë nga ty Egla, nëse do të më duhet mbyll edhe lidhjen me shtëpinë dhe jap mesazhin. Ka shumë gjëra që vuajnë nga anoreksia në të gjithë botën. Kjo gjë që ti thua Egla mund të kuptohet ndryshe këtu jashtë. Mesazhet që jepni nuk duhet të jenë të tilla”, tha Ledioni.
“S’e di pse ka një lloj tendence për të mos kërkuar falje. Kjo është e keqja. Unë nuk e kuptoj se si dy njerëz komentojnë një vajzë të re për trupin, nuk e kuptoj se çfarë fitojnë. Egla, pse është kaq e vështirë ta kuptoni se personi përballë ndihet keq”, u shpreh Arbri.
Diskutime rreth kësaj post