Ashtu siç u bë e ditur, sonte në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, hynë tre të mysafirë shumë të veçantë.Moderatori i këtij edicioni Ledion Liço dhe dy opinionistët, Ori Nebiaj dhe Arbër Hajdari befasuan banorët me hyrjen në ditën e 100-të.
Personi i parë që u hapi derën ishte Romeo, i cili nuk e la momentin të kalojë pa batuta.
“Një sekond se e hap i zoti i shtëpisë”– u thotë Romeo, banorëve.
Ledioni dhe opinionistët vijojnë përshëndetjet me banorët, të cilët duken të lumtur nga kjo surprizë.
“A je më mirë”– i thotë Ledjoni Jetmirit, teksa po e përshëndet.
A je mirë, je dobësuar” – i thotë Ledioni Meritonit, teksa e përqafon.
“Nuk më keni lodhur fare, përkundrazi. Ajo që ju duhet të bëni është të dëgjoni njëri-tjetrin”– u thotë Ledioni banorëve.
Diskutime rreth kësaj post