Pas përfundimit të edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania 3, në të cilin ishte opinionist, Arbër Hajdari u ftua në emisionin “Cherry on Top”.
Në mesin e shumë pyetjeve ishte edhe ajo se cilin nga drejtuesit e spektaklit e simpatizon Arbri më shumë.
Bora: Ledionin apo Arbanën? Ose me kë kuptoheshe ti më mirë, nga kolltuku te moderatori?
Arbri: “Unë kam kaluar goxha mirë edhe me Arbanën, pa dyshim, por me Ledionin përveç marrëdhënies në studio, kemi edhe një kanal që na çon në origjinë, pothuajse në të njëjtin vend. Sepse mamaja ime është nga Kolonja, Ledioni nga Kolonja. Mendoj që me Ledionim kam gjetur disa të përbashkëta dhe komunikimin arritëm ta kemi me sy, nuk kishte nevojë fare që të komunikonim me fjalë.
Në çdo takim tonin edhe jashtë studios ne komunikonim me sy. Unë ia kam thënë edhe natën e finales që këtë vit do të ketë dy fitues në syrin tim. I pari ishte Ledioni për mënyrën se si menaxhoi programin dhe i dyti ai i cili do të votohej nga publiku.” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post