Një shkrim i botuar në “Dritare.net” ku shkruhej se spektaklit të “Voice of Albania” i ka rënë audienca, ka sjellë reagimin e ashpër të Ledion Liços ndaj Rudina Xhungës.
Në portalin e drejtuar nga Rudina, shkruhej se “Voice” nuk ka më të njëjtën shikueshmëri si më parë dhe se audienca ka rënë.
Por Ledioni i është përgjigjur gazetares përmes një fotoje të publikuar në Instagram ku ka treguar statistikat e shikueshmërisë së 43 kanaleve televizive.
“Per Xhungat e kësaj bote, dhe per Rudina Xhunga e cila shkruan keq jo sepse mendon keq per top channel albania por sepse ky i fundit e percolli per ne dritaren e fundit!”, ka shkruar moderatori bashkangjitur fotos.
Diskutime rreth kësaj post