Shqipëria ka arritur të shënojë një fitore të rëndësishme ndaj Çekisë në kuadër të kualifikimeve të kampionatit evropian “Euro 2024”. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Air Albania” përfundoi me rezultat 3-0.
Pas kësaj fitore, ka reaguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ku përmes një videoje në “Facebook” ka shkruar “Le të shkojmë në Euro. Shqipëri”.
Me këtë fitore, Shqipëria i afrohet shumë kualifikimit në kampionatin evropian, pasi i nevojiten vetëm edhe dy pikë, teka aktualisht ka 13 si lidere.
Kurse, Çekia renditet e treta me tetë sosh.
Diskutime rreth kësaj post