Marine Le Pen, ka vendosur që të mos kandidojë më për zgjedhjet presidenciale franceze, përveç se në ndonjë rast të jashtëzakonshëm.
Gjatë një intervistë për “Le Figaro”, ajo u shpreh se francezët e kishin zgjedhur atë si lideren e opozitës.
Le Pen, theksoi se tre gara presidenciale përbëjnë një rezultat në vetvete, ku një proces që e ka lejuar të rrisë idetë e saj nga 18% në 42%.
Në një periudhë 10-vjeçare, ky rezultat është domethënës dhe se shpreson të shohë një elitë të re në vend deri në 2027-ën.
Ajo shtoi se pavarësisht humbjes dhe gënjeshtrave të rivalit të saj Emanuel Makron, francezët e kanë mbështetur ndjeshëm.
Ndërsa për zgjedhjet e përgjithshme të muajit qershor për rinovimin e parlamentit francez, Le Pen ka objektiva të qarta: të paktën 60 deputetë të opozitës.
Presidenti Macron, sipas Le Pen, nuk mund të thotë se çdo gjë ndryshon dhe të quajë normale që partia më e madhe opozitare në pesë vitet e fundit të ketë vetëm 6 deputetë.
Ajo nuk preferoi të japë një datë të saktë për zgjedhjet brenda partisë, nga ku do të dalë lideri i ri i saj. Por premtoi se gjërat do të ndryshojnë.
Duke thënë se e ka një emër në mendje për pasardhësin e saj, Le Pen akuzoi Macron se dhe në mandatin e dytë presidencial ka zgjedhur të njëjtin ekip të vjetër bashkëpunëtorësh.
Diskutime rreth kësaj post