Në editorianin e fundit përpara zgjedhjeve presidenciale që zhvillohen këtë të dielë, të botuar mesditën e së shtunës, gazeta e referencës në Frnacë, i ka bërë thirrje lexuesve të saj të mos votojnë për Marine Le Pen.
Sipas “Le Monde”, kandidatja e ekstremit të djathtë që sipas sonadazheve mund të jetë në turnin e dytë në balotazh, nuk përputhet me vlerat dhe angazhimet që mbron gazeta.
Duke sqaruar në editorial se, “Le Monde” nuk do të radhitet përkrah asnjërit nga kandidatët, drejtori Jerome Fenoglio, thekson se, e përditshmja mbron vlera të tilla si, mosmbyllja e kufijve.
Me bindjen se problemet si ato ambientale, gjeopolitike, ato të flukseve të emigrantëve apo të rrezikut terrorist, nuk mund të zgjidhen brenda mureve të një vendi të vetmë.
Në emër të këtyre vlerave “Le Monde” i fton lexuesit e saj të skojnë në votime, por të kenë kujdes: Të mos e hedhin votën për Marine Le Pen.
Diskutime rreth kësaj post