Lumir Abdixhiku është zgjedhur kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e tetë të LDK-së.
Ekonomisti Abdixhiku është kryetari më i ri që e ka udhëhequr ndonjëherë LDK-në, ndërsa timonin e partisë po e merr në gjendjën më të keqe të saj prej themelimit.
Ai zyrtarisht është pjesë e LDK-së prej vitit 2017 dhe është zgjedhur tri herë deputetë në tri palë zgjedhje. Në të fundit, ai mbante numrin 11 në listë, ndërsa doli i treti më i votuari.
LDK-ja është akuzuar gjithmonë se nuk po reformohet dhe se vendimet e saj i marrin udhëeqja e quajtur “garda e vjetër”, të cilët janë pjesë e LDK-së prej dekadash.
Ndonëse është përfolur afërsia e Abdixhikut me ish-kryetarin Isa Mustafa, kryetari i zgjedhur i LDK-së kohëve të fundit, së paku publikisht, nuk kishte qëndrime të njëjta me udhëheqjen e partisë. Ai madje nuk kishte pranuar të bëhej ministër i Qeverisë që e udhëhiqte LDK-ja, pas rrëzimit të Albin Kurtit.
Diskutime rreth kësaj post