Skuadra e Lazios ka marrë tre pikë të çmuara duke mundur Juventusin në Torino me rezultatin 2-1.
Ka qenë Juventus skuadra e parë që ka kaluar në avantazh me anë të Dagllas Costa në minutën e 24’.
Me këtë rezultat është mbyllur edhe pjesa e parë e këtij takimi.
Pjesa e dytë ka nisur më me vrull mër kryeqytetasit, duke barazuar me anë të Immobile në minutën e 47’.
Ka qenë sërish Immobile, që i ka dhënë avantazhin dhe njëkohësisht fitoren Lazios, duke shënuar nga pika e 11-metërshit.
Protagonist në këtë takim është bërë edhe porteri shqiptar Tomas Strakosha, i cili në fundin e takimit ka pritur një 11-metërsh të ekzekutuar nga Paulo Dybala.
Kujtojmë që pak javë më parë edhe portieri Etrit Berisha, i cili luan për Atalantën, priti një 11-metërsh kundër Juventusit, përballë po të njëjtit lojtar.
Diskutime rreth kësaj post