Pasagjerët e linjës Tiranë-Milano duket se kanë përjetuar momente frike dhe paniku mbrëmjen e kaluar.
Një qytetare e cila po udhëtonte me “Air Albania” në avionin “Lasgushi” ka treguar për JOQ ALBANIA momentet e frikës që kanë përjetuar por që s’janë pasqyruar askund në media.
Sipas qytetares, avioni sapo është nisur nga Rinasi për në Malpensa është goditur nga disa rrufe dhe është dëmtuar në pjesën e përparme. Pas këtij momenti të frikshëm avioni është rikthyer sërish në Rinas dhe për fat të mirë asnjë prej pasagjerëve nuk është lënduar.
Qytetarja thotë se sjellja e stafit të avionit linte shumë për të dëshiruar në ato momente paniku që pasagjerët po përjetonin. Më tej ajo thotë se disa pasagjerë u nisën drejt Italisë më vonë ndërsa disa të tjerë hoqën dorë fare.
Mesazhi i qytetares:
“Pershendetje joq. Mbreme avioni i air albania ( lazgushi), qe po udhetonte nga rinasi per ne malpensa eshte goditur nga disa rrufe dhe eshte demtuar ne pjesen e pare te avionit. Per fat te mire te rreth 200 pasagjereve qe ishin ne te, avioni ka bere ulje pas disa minutash. Ka qene nje panik i vertere per pasagjeret dhe sjellja e stafit nuk ishte aspak e mire. Si ka mundesi qe nuk eshte bere e ditur ne asnje media? Edhe sot aty eshte avioni , nuk ka levizur fare. Disa iken mbreme nga ora 1 e nates me nje avjon tjeter, te tjeret u kthyen”, ka shkruar ajo.
Diskutime rreth kësaj post