Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann, do të largohet nga vendi ynë në përfundim të vitit të parë të punës si përfaqësuese e Brukselit në Tiranë. A2 CNN ka mësuar se në fund të muajit korrik, ajo do të largohet nga detyra që mban aktualisht, të cilën e nisi gushtin e vitit të kaluar.
Burimet bëjnë të ditur se Christiane Hofmann do të shkojë ambasadore e Gjermanisë në Irak, duke dalë nga shërbimi diplomatik i Bashkimit Evropian, për t’u rikthyer si pjesë e diplomacisë së Berlinit zyrtar.
A2CNN kontaktoi me zyrën e shtypit të delegacionit të Bashkimit Evropian që konfirmoi se:
“Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann do të rikthehet në Shërbimin e Jashtëm Gjerman nga 1 shtatori 2023 për detyrën e saj të ardhshme të lartë”.
Ende nuk dihet kush do të jetë zëvendësues i Hohmann në Tiranë, çka pritet të mësohet vjeshtën e ardhshme.
Para se të niste detyrën në Shqipëri, në gusht 2022, Christiane Hohmann ishte Ambasadore e Gjermanisë në Estoni. Më parë, ajo ka shërbyer si ambasadore e Berlinit në Bosnje dhe Hercegovinë në vitet 2016-2019.
Diskutime rreth kësaj post