Valdrin Sahiti së fundmi ishte i ftuar në “Gjesi Summer” ku ka folur më gjatë rreth bashkëpunimeve që ai ka me artistët e famshëm. Para disa kohësh një nga bashkëpunëtoret e tij më të ngushtë ishte Leonora Jakupi e cila ka prishur marrëdhëniet me stilistin.
Shkak i prishjes së marrëdhëies së tyre mendohet të jetë bërë bashkëpunim tjetër të ngushtë të Valdrinit, kësaj radhe me Elvana Gjatën. Lidhur me këtë, Valdrini sot është pyetur në emision dhe nuk ka nguruar të përgjigjet nëse e ka lënë anash apo jo, Leonorën.
“Nuk ka hatërmbetje mes neve, edhe pse flitet në publik. Leonorën nuk e kam lënë anash por është në përgatitje të albumit, kështu që ka qenë pak pasive. Nuk ka hatërmbetje mes saj dhe Elvanës se janë stile të ndryshme. Ne ndihmojmë njëri-tjetrin që të dalim mirë, ato dyja nuk bëjnë konkurencë mes vete”, ishte deklarata e Valdrin Sahitit.
Diskutime rreth kësaj post