Raportimet e fundit flasin për shkarkimin nga detyra te drejtorit të Portit të Shëngjinit, Gjovalin Tusha.
Tusha kishte rreth 4 vite në këtë detyrë, i emëruar gjatë katërvjeçarit të koalicionit PS me LSI-në, forcë politike në të cilën ai bën pjesë.
Ai është shprehur “krenar për përfaqësimin e LSI në një mision aq të rëndësishëm”.
Gjatë zgjedhjeve të 25 qershorit, Tusha u përfshi në një incident elektoral, ku akuzoi se persona të armatosur të “Rilindjes” se qëlluan me kallashnikov dhe pistoleta në drejtim të simpatizantëve të LSI-së. Në këtë incident mbeti i plagosur aktivisti i LSI-së, Florian Dushku.
Diskutime rreth kësaj post