Studentët e kryeqytetit kanë protestuar masivisht paraditen e sotme përpara parlamentit, ndërkohë që brenda sallës së kuventit zhvillohej seanca e radhës parlamentare.
Protesta e studentëve para këtij institucioni ka zgjatur deri rreth orës 14:00 dhe tani të gjithë janë zhvendosur te Kryeministria.
Ndërkohë, një përfaqësi e studentëve i ka drejtuar një peticion ambasadës së SHBA-vë në vendin tonë.
Sipas studentëve është momenti që të lëvizin dhe ndërkombëtarët. Ata janë pritur në ambasadë dhe kërkesa e tyre është administruar.
Aktualisht protesta vijon të jetë masive te sheshi para Kryeministrisë dhe studentët nuk kanë ndërmend të ndalen deri sa qeveria të plotësojë pa dialog 8 kërkesat e tyre.
Video:
Diskutime rreth kësaj post