Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka publikuar disa foto nga takimi i mbrëmjes së djeshme me kryesinë e degës së PD-së në Kurbin.
Topalli, e ka cilësuar Kurbinin si një ndër zonat më demokrate që vuan shumë largimin e të rinjve.
Për këtë gjë, ajo fajëson kryemiknistrin Edi Rama, për të cilin pretendon se është shumë larg shqiptarëve për të kuptuar mungesën e shpresës, pamundësinë e familjeve shqiptare, zhdukjen e perspektivës së të rinjve dhe fikjen në shpirt të të moshuarve.
“Mbrëmë në mbledhjen e kryesisë së degës PD Kurbin.
Kurbini, një ndër zonat më demokrate vuan shumë largimin e të rinjve.
Shpopullimi i zonës dhe largimi i bijve dhe bijave të familjeve të Kurbinit është një dhimbje e tmerrshme.
Rama është shumë larg shqiptarëve për të kuptuar mungesën e shpresës, pamundësinë e familjeve shqiptare, zhdukjen e perspektivës së të rinjve dhe fikjen në shpirt të pleqve të mbetur fillikat në shtëpitë, ku nuk dëgjohen më zëra fëmijësh; ku nuk ka as djem e vajza të reja; ku nuk luhet as nuk këndojnë më… ku numri i nxënësve është përgjysmuar.
Një vend që po plaket nuk ka kurrë perspektivë, nëse gjërat nuk ndryshojnë thelbësisht”, shkruan Topalli në rrjetet sociale.
Diskutime rreth kësaj post