Nga Fatjon Baze
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, do t’i jap fund aventurës së tij me kuqezinjtë, pas mbarimit të eleminatoreve të kampionatit Botëror “Rusi 2018”.
Pas pesë vitesh e gjysëm në krye të stolit kuqezi, tekniku Italian konfirmoi largimin e tij nga drejtimi i shqipërisë paraditen e sotme përmes një konference për shtyp në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbolllit.
“Në fund të eleminatoreve do të largohem nga Kombëtarja shqiptare e futbollit. Si çdo histori tjetër edhe kjo ka një fillim e një fund. Shqipëria s’ka nevojë të bëjë revolucion, makina është gati. Mund të isha larguar pas Europianit, u kontaktova nga Federata të ndryshme. Mora oferta milionere, por qëndrova për të vijuar punën e nisur. Përsa kohë do jem këtu do të jap 110% tim”, ishin fjalët që De Biasi konfirmoi përfundimisht largimin e tij nga Shqipëria.
Një largim i cili vjen në një moment jo shumë pozitiv që ekipi kombëtar po kalon pasi mori pesë humbje rradhazi, ndërsa arriti që të zhvillojë një 90-minutësh spektakolar në Haifa kundër Izraelit duke triumfuar me rezultatin 3-0.
Një fitore e cila i sheshoi të gjitha zërat kundër De Biasit, ku me të drejtë ai tha në konferecën e sotme se: “Ekziston një mentalitet që nuk më pëlqen, në rast suksesi fitoni të gjithë, në rast disfate humbas vetëm unë. Më vjen keq që pas ndeshjes me Izraelin shumë do të donin të bënin gati funeralin tim”, u shpreh ai.
Fjalë që janë mëse të vërteta, pasi po t’i hedhësh një sy kometeve, të gjithë kërkonin që De Biasi të largohej që pas humbjes me Luksenburgun, ndërsa pas fitores me Izraelin të gjithë ata që kërkonin largimin heshtën!
Nëse ka një njeri që vërtet ka bërë një punë të madhe për ekipin tonë kombëtar është vetëm Gianni De Biasi.
Ai arriti që të marr drejtimin e Shqipërisë në një moment krize, duke zëvëndësuar në detyrë Josip Kuzhe në 14 dhjetori 2011 dhe duke debutuar ndaj Gjerogjisë me atë humbje 2-1 në Tblisi.
Fill pas asaj disfate ai u shpërndau të gjithë lojtarëve nga një letër, ku fokusin kryesor e kishte që ata të mos ndiheshin për asnjë moment inferior ndaj kundërshtarëve dhe se mbështja e tij kundrejt tyre do të ishte e madhe.
Një tranjer profesionist i ardhur nga shkollat italiane, ai nisi një punë të madhe duke shkuar në çdo vend për të ndjekuar nga afër të gjithë futbollistët e kombëtares, duke biseduar personalisht me ta, dhe duke iu dhënë pothuajse të gjjithve që të kishin shansin e tyre në kombëtare.
Arriti që të grumbulloj dhe të zbuloj lojtarë që për publikun shqiptarë nuk ishin dëgjuar ndonjëherë, por që me skuadrat e tyre në europë ata ishin pjesë të rëndësishme në formcion. I bindi të gjithë që të vinin në shqipëri dhe ia arriti qëllimit, ku spikatin emra si Etrit Berisha, Elseid Hysaj, Mërgim Mavraj, Abrashi, Xhaka etj, të cilët formuan një grup mjaft të mirë.
Ishte nga të vetmit që në fillim të eleminiatrove të kampionatit europian deklaroi se Shqipëria ka shanse të futet në europian. Por, ishte një deklartë që si une dhe shumë njerëz të tjerë na u dukë e çuditshme për faktin se ishim mësuar gjithmonë që të renditeshim në vendin e fundit ose në të parafundit.
Ai e bëri atë deklaratë realitet duke shkruar historinë e futbollit shqiptarë, duke na dërguar për herë të parë në një kompeticion ndërkombëtar, ku mertië të padiskuteshme kanë dhe lojtarët që treguan një nivel të lartë.
Bëri që për herë të parë të gjithë tifozët kuqezi nuk do të bënin më tifozllëk për Italinë, Gjermaninë, Brazilin etj, por për Shqipërinë.
Edhe në fazën e grupeve të kampionatit europian në Francë, bëm një paraqitje mjaft të mirë ku me pak fat mund të kishim kaluar dhe grupin.
Ndaj, pavarsisht ecurisë së dobët në këto eleminatore De Biasi meriton të falenderohet për të ç’ka ka dhënë për kombëtaren shqiptare.
Vetë ai theksoi se “Çdo fillim e ka një fund”, por mënyra se si ne ia kemi kërkuar është vërtet mosmirënjohëse.
Do të jetë e vështirë që dikush tjetër të bëjë këtë histori që ai ka bërë me Shqipërinë.
Grazie Mister!
Diskutime rreth kësaj post