Kriza e thellë në Partinë Demokratike duket se po lodh deputetët demokratë, të cilët po shohin si varkë shpëtimi dorëheqjet.
Fillimisht Grida Duma e më pas Alfred Rushaj, i cili të mërkurën zyrtarizoi vendimin për të hequr dorë nga mandati i deputetit.
Ish-kryetari i grupit kuvendor demokrat zgjodhi të dalë nga skena politike në heshtje duke u mjaftuar me shkresën e depozituar në protokollin e Kuvendit, por dorëheqjet e 24 orëve të fundit kanë të përbashkët arsyen: konflikti i tejzgjatur në partinë më e madhe e opozitës.
Në karriget bosh të dy ligjvënësve demokrat i takon të ulen kolegët pasues të listës, Petrit Doda dhe Oriela Nebiaj.
Por, vala e dorëheqjeve në selinë blu duket se do të vijojë, pasi disa deputet po shohin zgjedhjet vendore si portë daljeje nga konflikti brenda partisë demokratike, ndërsa të tjerë po mendojnë të nisin një karrierë të re si kryebashkiak, si rasti i deputetit Belind Këlliçi që është përfshirë në garën e brendshme për të qenë rivali i Erion Veliaj në Bashkinë e Tiranes apo Luciano Boçi, i cili është propozuar nga baza për të qene kandidat për betejën e Elbasanit.
Deputetët demokrat që vendosin të marrin pjesë në primaret dhe rezultojnë fitues duhet te heqin dorë nga mandati i ligjvënësit për ëndrrën e pushtetarit vendor.
Diskutime rreth kësaj post