Kryeministri Edi Rama, sot ka zhvilluar takimet e radhës elektorale në qarkun e Shkodrës, në një takim me gratë dhe vajzat shkodrane, Rama kërkoi vota për zgjedhjet e 14 majit.
Në fjalën e tij mes batutave, kreu i qeverisë u shpreh se nuk po u kërkon atyre që ta bëjnë dhëndër, pasi ai është i martuar.
“Se ca do bëjnë ata të tjerët e keni parë në 31 vjet, nuk kanë për të bërë ndonjë gjë të re. Nuk dinë ta bëjnë, nuk duan ta bëjnë, nuk janë aty për atë punë. Tani kanë edhe halle të mëdhaja. Na e jepni njëherë mundësinë, 4 vjet dhe pastaj shiheni këtë punë. Nuk po ju them larg qoftë më merrni dhëndër mua. E para se jam i martuar, nuk kam ndërmend të ndahem dhe martohem më. E kam provuar edhe atë. Jo të gjithë e kanë fatin që të qëllojnë që me herën e parë, ka si puna ime që duhet të provojnë derisa të qëllojnë, Por tani kam qëlluar nuk kam ndërmend të martohem prapë. E dyta e punës nuk jam fare këtu që të vij t’ju futem në shtëpi, as t’ju ulem t’ju ha bukën. Ju dal në TV, por e keni shumë të lehtë. Këtu çështja është kush do ju pastrojë rrugën”, tha kryeministri.
Rama kishte edhe një mesazh për demokratët e Shkodrës, për të cilët u shpreh se i duket çudi si ata mund të votojnë për “Like floririn”.
“Vallai një gjë më duket çudi e madhe për këta të djathtët e paepur fantastik të Shkodrës, që do cohën në mëngjes dhe do shkojnë për të luftuar komunizmin dhe do votojnë Like floririn. Kjo më duket çudia më e madhe. Like Floririn?? Zoti ju rujt dhe ju ndriçoftë rrugën”, u shpreh ndër të tjera Rama.
Diskutime rreth kësaj post