Në Ohër u mbajt samiti i Ballkanit të Hapur ku u takuan presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç.
Nganjëherë është goja ajo që nxjerr padashur atë që fsheh mendja. Lapsusi frojdian i Edi Ramës gjatë fjalimit në samitin e Open Balkan në Ohër, ishte ku e më ku spektakolar sesa pengimi i tij, që gati e rrëzoi në skenë dhe që u bë lajmi pikant i të gjitha mediave.
Duke folur se si afrimi përmes interesave që nxit Ballkani i Hapur, se si bashkëpunimi për krizën e grurit apo të energjisë, do ti paqtojë edhe vendet armike Rama ngarërroi pa dashje Prishtinën me Beogradin.
“Vetëm duke lënë pas të shkuarën dhe duke shtuar bashkëpunimin ne do të mbërrijmë tek paqja përfundimtare mes Kosovës dhe Shqipërisë” tha kryeministri i vendit më të madh të shqiptarëve.
Në fakt, pavarësisht se kjo qe një gafë, sot, në kuadrin e Open Balkan mund të flitet realisht për paqe mes Shqipërisë dhe Kosovës. Presidenti serb shkrihej së qeshuri kur gjatë fjalimit të tij Rama ironizonte me faktin se Vuçiçi nuk është bajlozi që do na pijë ujrat e detrave tona. Të dy politikanët dukeshin si vëllezër, ndërkohë që Rama me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin duken si armiq.
Diskutime rreth kësaj post