Joan Laporta, Presidenti i Barcelonës, doli sot përpara mediave për të shpjeguar arsyen e mosrinovimit të kontratës së Leo Messit, kur gjithçka dukej se ishte zgjidhur mes palëve.
“Fair Play Financiar nuk na lejon që të nënshkruajmë kontratën për të cilën kishim rënë dakord me Leo Messin. Ajo kontratë do të rrezikonte klubin kur të vinte kontrolli. E analizuam situatën me gjakftohtësi dhe bëmë llogaritë me kujdes. Gjithashtu, duhet t’i përmbahemi kufijve që ka vendosur LaLiga, edhe pse mendoj se mund të ishin më fleksibël”, u shpreh Laporta.
Kreu i klubit katalanas shoi edhe shpresën e fundit të tifozëve të Barcelonës, një pjesë e të cilëve mendon se njoftimi i djeshëm i klubit ishte presion pikërisht për LaLiga, e cila humb edhe vetë nga largimi i Messit nga Spanja.
“Negociatat me Messin kanë përfunduar dhe kemi kuptuar që nuk mund ta rinovojmë kontratën. E kemi kaluar kufirin e pagave dhe LaLiga nuk lejon që ta shtojmë këtë kufi. Klubi është mbi të gjithë ne dhe nuk mund të hipotekojmë të drejtat televizive të klubit për gjysmë shekullin e ardhshëm”, shtoi Laporta.
Diskutime rreth kësaj post