Aktivisti Adriatik Lapaj bëri thirrje për mbylljen e siç tha kioskave që japin kredi të shpejta dhe që po zhvasin qytetarët shqiptarë përmes skemave të rrezikshme.
“Shqipëria duhet t’i mbyll urgjentisht këto kioskat që japin kredi 5 milion e marrin pas 30 përmes skemave të shitjes së borxhit të keq dhe interesave stratosferik duke zhytur në mjerim dhjetëra mijëra familje në këtë vend.
Këto nuk janë institucione financiare, janë fajdexhinj me liçencë”, ka reaguar Lapaj.
Në Shqipëri ka lulzuar ky biznes që po grabit qytetarët shqiptarë duke i futur në borxhe stratosferike dhe të papërballueshme.
Diskutime rreth kësaj post