Ish-kryeministri, Sali Berisha ka folur në “Opinion”, lidhur me aksionin e opozitës së bashkuar gjatë vitit të që kaloi kundër qeverisë së socialistit Edi Rama.
Në fjalën e tij, Berisha tha se sipas mendimit të tij opozita duhet të ishte stacionuar dhe të mos lëvizte deri në plotësimin e kërkesave të saj, duke ironizuar edhe pasardhësin e tij për tubimet që organizoi kur nuk ishte në pushtet.
Pjesë nga emisioni:
Sali Berisha: Mendoj se opozita duhet të stacionohej psh në Bulevard.
Lorenc Vangjeli: Siç bëri Edi Rama…
Sali Berisha: More Edi Ramën e përzura për leckash, mos ma përmend më. Se nga leckat e nxorra nga rruga. Tani mos ma përmend më. Pra një nga format se mund të gjendeshin edhe forma të tjera. Vendimet e opozitës kishin skenar dhe stategji por nuk u realizua fitorja.
Diskutime rreth kësaj post