Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, pasi publikoi zonat e reja të cilat janë vlerësuar si të gjelbra, ka dhënë datat kur do hapen baret, parukeritë dhe restorantet.
Pjesë nga fjalimi i Manastirliut:
“Ka ende vatra aktive në disa zona të vendit. Është shumë i rëndësishëm ruajtja e distancimit social. Strategjia e rihapjes parashikon disa faza të lehtësimit të ngadaltë.
Nëse duam ta fitojmë betejën kërkohet bashkëpunimi juaj. Pas hapjes së zonave të para të gjelbra, do të kemi një vlerësim pas një periudhe dy javore.
Do të hapen parukeritë dhe berberët në datën 11, ndërsa restorantet dhe lokalet do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllur. Nga 18 maji do të hapen baret dhe restorantet vetëm për mjediset e hapura”, tha ministrja.
Diskutime rreth kësaj post