Një ngjarje tjetër me pasojë djegien ka ndodhur orët e para të mbrëmjes në Tiranë.
Nga njoftime e para mësohet se një shtëpi në katin e shtatë të një pallati pranë Unazës së Re është djegur totalisht.
Dhjetëra forca zjarrfikëse dhe policë ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk ka asnjë informacion nëse brenda banesës ndodhen persona.
Dyshimet e para lidhen me një shkëndijë elektrike, ndërkohë që ngjarja ka shkaktuar panik.
Gjatë një transmetimi direkt në televizione, dëgjohet një shpërthim i fuqishëm si dhe bërtitjet e banorëve të lagjes.
Policia thotë se çifti Nezha sëbashku me foshnjen 7 muajsh janë evakuuar, ndërsa brenda ka mbetur fëmija i tyre 4 vjeç, i cili raportohet të ketë humbur jetën
Diskutime rreth kësaj post