Një shpërthim i fuqishëm në uzinën e përpunimit të naftës ka tronditur Ballshin mbrëmjen e sotme, ndërsa paraprakisht dyshohet për të plagosur e viktima.
Një qytetar që banon afër uzinës dëshmon për BalkanWeb se shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa të ngjante me një tërmet. Ai flet për viktima dhe të plagosur.
“Dëgjuam një shpërthim të fuqishëm. U tund vendi si tërmet. Na thonë që ka të plagosur dhe viktima, xhaxhai im që është doktor u thirr menjëherë në vendngjarje. Infermieri që punon atje ka folur edhe për të vdekur”,- dëshmon ai.
Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në sektorin e fundit të hallkës së përpunimit të naftës, ndërsa ka shkaktuar një zjarr të madh nga i cili rrezikohet edhe sektori i reaktorëve me përmbajtje kimike.
Njoftimi i policisë:
Më datën 10.11.2016, në uzinën e Ballshit, në Repartin nr 3, ne seksionin 92, ka ndodhur shpërthimi i nje valvule te pompes se hidrogjenit ku është shoqëruar me flakë te mëdha.
Nga shpërthimi ka humbur jeten shtetasi Shkelqim Muça, 40 vjeç nga Ballshi, 1 person eshte plagosur ne gjendje te rende, ndersa 4 persona te tjere jane jashte rrezikut per jeten.
Shërbimet e policisë dhe zjarrefikset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për normalizimin e situatës.
Aktualisht zjarri eshte vene nen kontroll.
Grupi hetimor ne bashkepunim me Prokurorine po kryejne veprimet ne vendngjarje per zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.
Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në Rafinerinë e Përpunimit të Naftës në Ballsh.
Sipas burimeve nga shpërthimi 3 persona kanë mbetur të plagosur.
Dyshohet se shkak i shpërthimit ka qenë amortizimi i tubacioneve, ndërkohë njoftohet se është shkaktuar edhe një zjarr masiv.
Nga zjarri rrezikohen edhe reaktorët. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spitalin e Fierit në gjendje të rëndë.
Banorët e zonës njoftojnë se mund të ketë viktima, pasi shpërthimi ka qenë shumë i fortë. Mirëpo ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar për viktima
Diskutime rreth kësaj post