Nevoja për fuqi punëtore ka detyruar qeverinë gjermane të miratojë një projekt-ligj që do të lehtësonte qëndrimin e mijëra azilkërkuesve.
Konkretisht qeveria e udhëhequr nga Olaf Scholz është zotuar se të gjithë azilkërkuesit që kanë shkuar në gjermani deri me 31 dhjetor të vitit 2022 do të kalojnë në statusin e emigrantit të punësuar.
Ajo që duhet të theksohet se në kategoritë që përfitojnë përfshihen edhe azilkërkuesit që janë refuzuar si dhe ata që kërkesa e tyre është ende nën shqyrtim.
Siç njoftoi dhe zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, për t’u mundësuar sa më shumë refugjatëve punësim, është ulur edhe koha që duhet të ketë qenë në një unë një refugjat për të marrë këtë status: nga 18 në 12 muaj, si edhe numri i orëve të punës që duhet të kesh punuar për të fituar këtë status: nga 36 në 20 orë në javë.
Zëdhënësi theksoi se kjo bëhet për t’i ardhur në ndihmë ekonomisë gjermane, e cila vijon të jetë në kërkim të fuqisë punëtore.
Sipas një përgjigjeje të qeverisë gjermane dhënë në gusht të këtij viti deri në fund të vitit 2022 në Gjermani ishin regjistruar afro 248 000 azilkërkues.
Mbi dhjetë përqind e tyre vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Vendin e parë e zënë refugjatët nga Serbia me mbi 11 900, pasuar nga Shqipëria me 7 700 dhe Maqedonia e Veriut me mbi 7000.
Projektligji që duhet të miratohet edhe nga Bundestagu, është seri e hapave që ka marrë qeveria gjermane për ta hequr migracionin si problem të madh politik.
Plani është që të joshen azilkërkuesit me zanat që mund të nisin punën sa më shpejtë që të jetë e mundur.
Diskutime rreth kësaj post