Vazhdojnë të vijnë lajme të mira nga Italia, një prej vendeve më të goditura nga Koronavirusi. Numri i pacientëve në terapi intensive u ul për herë të parë që nga fillimi i epidemisë. Sot në rang kombëtar, Italia ka 74 më pak pacientë në terapi intensive krahasuar me një ditë më parë. Numri i vdekjeve vazhdon të ulet, ndërsa spitalet po marrin frymë më lirisht.
Tashmë, zyrtarisht mund të thuhet se, është arritur që indeksi i transmetimit R0 të zbresë në 1. Me pak fjalë, një i prekur nga virusi infekton potencialisht vetëm një tjetër, ndërsa në fillim të epidemisë R0 ishte 3.
Masat e distancimit social po funksionojnë, ndërsa një studim i Institutit Superior të Shëndetësisë tregon se, karantina ka shpëtuar të pakten 30 mijë jetë njerëzish.
Numri i pacientëve të rikuperuar nga virusi COVID-19 në Itali arriti sot në 29,010.
Diskutime rreth kësaj post