Reshjet e ditëve të fundit, që kanë pushtuar të gjithë territorin e vendit do të vijojnë edhe në fillim të javës. Sipas IGJEUM, edhe dita e hënë do të ketë reshje mesatare në shumicën e qarqeve (përjashtuar qarqet Berat dhe Fier, ku do të jenë të dobëta), lokalisht edhe shtrëngata. Reshjet do të bien kryesisht gjatë pjesës së dytë të ditës së hënë.
Në veri dhe verilindje të vendit pritet prania e reshjeve në formë dëbore në 1100 m mbi nivelin e detit.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit, gjatë ditës së hënë, pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 / 16 °C
në vendet e ulëta: 9 / 16 °C
në vendet malore: 3 / 10 °C.
Sa u përket përmbytjeve, nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë do të kenë prurje në rritje në të gjithë territorin. Kjo, për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të pritshme. Baseni Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë rritje të prurjeve dhe niveleve. Vlerësimi për rrezikun në këtë basen do të llogaritet në bazë të shkarkimeve nga kaskada e Lumit Drin.
Diskutime rreth kësaj post