Dy vjet më parë, një deputet gjerman trazoi ndjeshëm politikën shqiptare.
Gunther Krichbaum i CDU doli në një konferencë për shtyp në Tiranë, prej nga deklaroi se negociatat nuk do të hapen.
Ai tha se do i kërkojnë qeverisë gjermane që të mos e realizojë hapjen e negociatave pa u plotësuar 7 kushte.
Deklarata e tij erdhi pak ditë përpara vizitës së Edi Ramës në Gjermani. Fakt është se negociatat nuk u hapën.
Por tani në vitin 2018, kur Shqipëria sërish pret të hapë negociatat, një tjetër deputet i CDU u shfaq në të njëjtën sallë hoteli.
Dukej si një deja-vu, pasi edhe Thorsten Frei ishte i ashpër në qëndrimet e tij, pavarësisht se nuk saktësoi nëse do mbështetet bhapja e negociatave.
Ai tha se Shqipëria duhej të kishte hequr imunitetin e ish-ministrit Saimir Tahiri, shtoi se Gjermania është e shqetësuar nga çështja e drogës dhe ka dërguar një zyrtar ndërlidhës në Tiranë.
Zyrtari gjerman tha se duhen kapur ‘peshqit e mëdhenj’, duke shtuar se Shqipëria duhet të tregojë se nuk ndalet para personave të tillë.
Sipas Frei, Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë, sidomos sa u përket zgjedhjeve, të cilat do mbahen vitin që vjen dhe duhet të jenë më të pranueshme.
“Është e rëndësishme që të rinjtë të mos largohen nga vendi, ata duhet të besojnë se të ardhmen mund ta ndërtojnë në vendin e tyre”, tha ai.
A është ky një paralajmërim se gjërat nuk janë në rrugën e duhur?
Pritet të shihen reagimet ndaj tij.
Diskutime rreth kësaj post