Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se qeveria zvicerane ka çuar në parlament për miratim, Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës.
Kreu i qeverisë në një postim në Facebook, bën me dije se këshilli Federal i Zvicrës, në mbledhjen e datës 24 gusht, ka përcjellë për miratim në Parlament “Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore mes Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës së Zvicrës”, e cila u firmos më 18 shkurt 2022, në Tiranë, nga Ministri për Punët e Brendshme të Zvicrës, Alain Berset dhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë të RSH-së, Delina Ibrahimaj.
“Kjo marrëveshje mes Shqipërisë dhe Zvicrës synon kryesisht koordinimin për pensionin e pleqërisë, statusin e invaliditetit, të të mbijetuarit, garanton trajtim të barabartë të të siguruarve, disiplinon derdhjen e kontributeve jashtë vendit dhe eviton rastet e taksimit të dyfishtë apo abuzimeve. Miratimi i marrëveshjes në Parlamentet e dy vendeve, do të konkretizojë punën disavjeçare të qeverisë së Republikës së Shqipërisë me institucionet kompetente zvicerane”, shkruan Rama.
Diskutime rreth kësaj post