Qendra e Shërbimeve Arsimore i ka dhënë zgjidhje problemit të maturantëve të cilëve u ka rastisur e njëjta datë provimi për degët qe ka zgjedhur dhe qe duhet të testohet.
Sipas drejtoreshës së qendrës arsimore maturantët duhet të dërgojnë e-mail në adresën zyrtare të QSHA për të ndryshuar datën e provimit.
Kanë mbetur 6 ditë të tjera për të zhvilluar testimin e informatizuar për maturantët të cilët kanë aplikuar për mjekësi të përgjithshme. Janë 1813 maturantë për të cilët QShA kishte përcaktuar datën e testimit të ndarë në grupe. Por ishin me dhjetëra ata të cilët u kishte rastisur e njëjta datë provimi me një tjetër degë për të cilën duhet të jepnin provim siç është arkitektura.
Nga kjo e premte qendra e shërbimeve arsimor i njofton maturantët së do t’u mundësojë atyre ndryshimin e datës së testimit në mjekësi në mënyrë që të mos privohen për t’u testuar ne degë të tjera që preferojnë sikundër ka ndodhur me këta maturantë të cilëve u është dhënë një tjetër datë për tu testuar.
Për maturantët të cilët duhet të ankimojnë rezultatin e testimit i cili merret menjëherë pas përfundimit të testit duhet ta bëjnë atë të nesërmen e ditës së testimit. Por edhe për ata të cilët janë testuar në ditët e para por nuk kanë bërë ankimimin mund ta bëjnë brenda datës 23 gusht, pas kësaj datë nuk pranohet.
Diskutime rreth kësaj post