I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajcak takohet sot në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajcak takohet sot në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Disa ditë më parë, Lajçak vizitoi Prishtinën ku u takua me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi, si dhe me liderët e partive opozitare për të biseduar për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ky draftstatut e çon atë tani edhe në Serbi.
“Propozimi i ri evropian dhe modern” për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë iu dorëzua autoriteteve të Kosovës nga pesë të dërguarit perëndimorë gjatë vizitës së tyre në Prishtinë në 21 tetor. Delegacioni përbëhej nga përfaqësues të BE-së, Shteteve të Bashkuara, si dhe Gjermanisë, Francës dhe Italisë.
Pesë ditë më vonë, në Bruksel u mbajt një takim i veçantë mes kancelarit gjerman Olaf Scholz, presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni me kryeministrin e Kosovës Kurti dhe më pas me presidentin serbe Vuçiç. I pranishëm në takim ishte edhe shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.
Përpjekja diplomatike e radhës nuk dha fryte, për shkak se Kurti, që pranoi se plani i të dërguarve perëndimorë do të ishte korniza e re e negociatave, kërkoi nënshkrimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, për të cilën liderët u pajtuan më 27 shkurt në Bruksel dhe aneksin e saj, me të cilin ranë dakord në 18 mars në Ohër.
Vuçiç refuzoi ta hidhte një hap të tillë. E teksa kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë pritet të takohen të enjten në Bruksel për të diskutuar për përgjegjësitë që dalin nga plani franko-gjerman për të dyja vendet, analistë të ndryshëm shohin një sërë mangësish në qasjen e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara dhe përpjekjeve të tyre për të nxitur Kosovën dhe Serbinë drejt zbatimit të një marrëveshjeje në bazë të modelit të paraqitur nga negociatorët ndërkombëtarë.
Jolyon Naegele, ish zyrtar i OKB-së në Kosovë dhe koordinatori i parë i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë gjatë mandatit të UNMIK-ut në vitin 2003, në një intervistë për Zërin e Amerikës kritikon bashkësinë ndërkombëtare që në 20 vitet e fundit nuk ka ofruar zgjidhje afatgjata. Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare pranë Universitetit Westminster, Aidan Hehir gjithashtu konsideron se rajoni është i paqartë se cilat janë synimet e BE-së në Ballkanin Perëndimor.
Diskutime rreth kësaj post