Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.
Qetsor Ferrunaj ka qenë i ftuar ditën e sotme në “Se luan topi” dhe ka folur rreth familjes, jetës së tij dhe sigurisht pjesëmarrjes në “BBV2”. I pyetur se çfarë kritikash mori nga bashkëshorja për këtë pjesëmarrje ai u shpreh se nuk i kishte pëlqyer larja nudo në dus, të cilën Qetsori e bëri ditën e parë që hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Në fillim më ka thënë që nuk ishte e nevojshme një dush në atë mënyrë siç e bera po dhe une e kisha një motiv, jo vetem se askush nuk e kishte guximin ta bënte, por mendova duke qenë si një shtëpi të çkompleksohemi pse jo në dush të lahemi si në shtëpi…
Diskutime rreth kësaj post