Laçi nuk ka mundur të mposhtë as Tërbunin e vendit të fundit, duke e çuar në 6 numrin e ndeshjeve pa fitore.
Kurbinasit barazuan 1-1 në Pukë, një rezultat që ka shtyrë trajnerin Stavri Nica të japë dorëheqjen nga drejtimi i ekipit.
Edhe pse është me një këmbë në kategorinë e parë, skuadra e Tërbunit bëri një lojë të kënaqshme duke shënuar të parët me Karakaçin.
Por mungesa e përvojës bëri që pukjanët të humbasin në fund të ndeshjes, që pa frikë mund të thuhet se ishte e tyre. Në minutën e ’91, Nimani përfitoi nga një hutim i vendasve dhe shënoi golin e barazimit.
Java e 27-të do të vazhdojë të dielën me sfidat Tirana-Kukësi, Skënderbeu-Flamurtari, Teuta-Partizani dhe Bylis-Vllaznia.
/ Top Channel
Diskutime rreth kësaj post