Policia e Komisariatit Fier ka marrë informacion se në një banesë private tre katëshe në pronësi të Piro Bare në lagjen “Kastriot” Fier, mund të zhvillohej veprimtari e paligjshme në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
Pas verifikimit të plotë të informacionit, më datë 14.04.2017, rreth orës 17:00, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Fier dhe të Sektorit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier u realizua me sukses operacioni i koduar “Llampa”.
Si rezultat u bë e mundur kapja në flagrancë e 8 personave, 6 burra dhe 2 gra, të cilët gjendeshin në ambientet e banesës tre katëshe në pronësi të Piro Bare në lagjen “Kastriot”, ku në katin e dytë dhe të tretë të saj ishin duke kultivuar bimë narkotike.
Në momentin e ndërhyrjes, u kapën në kushtet e flagrancës dhe u arrestuan:
1.Hiqmet Borova, 50 vjeç, banues në lagjen Liri Fier.
2.Fisnik Gorani, 27 vjeç, banues në fshatin Hoxharë, Fier.
3.Pajtim Muka, 53 vjeç, banues në lagjen Mbrostar Ferko Fier.
4.Florenco Cera, 24 vjeç, banues në lagjen Çelepias Berat.
5.Erald Buzi, 27 vjeç, banues në lagjen 15 Tetori Fier.
6.Klaudjo Borova, 27 vjeç, banues ne lagjen Liri Gero Fier.
7.Rozana Borova, 37 vjeçe, banuese në lagjen Liri Gero Fier.
8.Selvie Muka, 52 vjeçe, banuese në lagjen Mbrostar Ferko Fier.
Gjithashtu, në vazhdim të veprimeve proceduriale u bë ndalimi i shtetasëve:
-Alesio Hajderaj, me detyrë lexues i matësit të energjisë elektrike në ndërmarrjen OSHEE, Fier përgjegjës për lagjen Kastriot.
Ylli Kostandini me detyrë përgjegjës grupi elektriçistësh në ndërmarrjen OSHEE Fier.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e E. F i cili është personi që ka marrë me qera banesën për këtë aktivitet kriminal.
Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes u konstatuan se në 6 dhoma me siperfaqe prej 220 metra katror, u gjetën të kultivuara 2784 bimë cannabiss sativa me lartësi që varjon nga 30 deri 80 cm.
U gjetën 2820 kubik ku në shumicën prej tyre kishin mbirë fidane të dyshuar si bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.
Gjithashtu u gjetën edhe 167 bimë në proces tharjeje.
U sekuestruan dhe shumë sende të tjera si bidona plastik, tuba uji të përdorur për vaditje, llampa të posatshme për rritjen e bimës, gërshërë që shërbenin për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale etj.
Po vazhdon kryerja e veprimeve proceduriale bashkë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier për të bërë të mundur dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.
Diskutime rreth kësaj post