Policia e Fierit raportoi nje dite me pare se kishte zbuluar një laborator në ndërtim e sipër, i cili dyshohej se do të përdorej për kultivim të bimëve narkotike.
Gjate operacionit u sekuestrua një mjet lundrues me gjatësi rreth 12 metra, i dyshuar për transport lëndësh narkotike.
Por sot punëtorë dhe të afërm të biznesmenit fierak kanë deklaruar se po ndërtonin një pulari dhe jo laborator për rritjen e kanabisit.
Objekti ka një sipërfaqe prej 480 metrash katrorë dhe brenda saj ishte montuar laboratori me një sipërfaqe prej rreth 300 metrash katrorë. Për të maskuar atë që ndodhej brenda, magazina ishte e rrethuar me kashtë për të dhënë idenë se ishte e mbushur me ushqim për bagëti, ndërkohë që, në fakt, brenda ndodhej një laborator modern i pajisur me sistem ajrimi si dhe prozhektorë, që dyshohet se do të shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.
NJOFTIMI DJE
Në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim goditjen e fenomentit të kultivimit të bimëve narkotike si edhe në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, në fshatin Mbrostar, Fier, në tokat në pronësi të shtetasit Vladimir Çilotaj (Shpërdheja), 50 vjeç, banues në Patos, u konstatua një laborator i dyshuar për kultivim të bimëve narkotike.
Magazina ka një sipërfaqe prej 480 metra katror dhe brenda saj ishte montuar laboratori me një sipërfaqe prej rreth 300 metra katror.
Në vijimësi të kontrolleve të ushtruara, në afërsi të fshatit Seman u gjet një mjet lundrues 12 metra i gjatë me 2 motorrë nga 250 KF.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e pronarit të mjetit lundrues.
Grupi hetimor po punon për ndalimin e pronarit të magazinës, shtetasit Vladimir Çilotaj (Shpërdheja) dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes apo personave të tjerë të implikuar.
Diskutime rreth kësaj post