Hyrja e Sarës në Big Brother Vip ka trazuar ujërat brenda në shtëpi.
Ilnisa dhe Meritoni kanë pasur një debat pasi ky i fundit i ka lënë hapësirë Sarës që të ulej ne krevatin ku ai dhe Ilnisa flenë bashke.
Ky gjest e ka acaruar tepër Ilnisën e cila i thotë meritonit se minimalisht duhet ti merrte leje për të bërë atë veprim.
Meritoni nga ana tjetër e akuzon atë duke i thënë se ajo nuk i respekton shoqërinë dhe gjesti që bëri me Sarën e ka poshtëruar atë.
Teksa ai kërkon llogari për veprimin situata agravon dhe çifti largohen nga njëri-tjetri të mërzitur.
Pjesë nga debati
Ilnisa: Minimalisht duhet të më pyesje dhe të bëjë këtë gjest
Meritoni: Është hera e parë dhe e fundit që kur jam i ulur me njerëz të caktuar që vjen në sy të dikujt tjetër dhe reagon ashtu.
Meritoni: Mos reago ashtu për një shtrat sepse është normale që kur dikush nuk ndihet mirë ti thuash hajde shtriu
Ilnisa: Kishte krevate bosh tek dera, tek i mi nuk ke të drejtë pa më pyetur mua
Meritoni: Pse nuk e respekton një njeri që po kalon shumë mirë po sillet shumë mirë
Meritoni: Pse nuk ma respekton shoqërinë time?
Meritoni: Pse nuk e respekton kur unë dua të krijoj shoqëri të reja?
Ilnisa: Jo përmes krevatit tim
Ilnisa: Po ç’është kjo shoqëri e madhe ne “BBV”?
Meritoni: Po unë edhe nuk të pyes fare
Ilnisa: Po mos pyet
Meritoni: Po çfarë është ai veprim? Si më poshtëron ashtu?
Diskutime rreth kësaj post