Eshte denuar me 18 vjet burg shqiptari ne Britani, i cili masakroi me leve infermieren shqiptare, te ciles i kerkonte te martoheshin.
Fatmir Stafasani, 49 vjeç, u denua me 18 vjet burg për vrasje në tentativë dhe vjedhje me pasoja të rënda.
Mediat britanike shkruajne se ai qëndroi pa folur dhe nuk iu pa asnje emocion ne fytyre teksa u dha vendimi.
Gjykatësi e konsideroi Stafasanin një shkelës të rrezikshëm të ligjit. Zyrtari i lartë hetues, Detective Inspector Damian Ash, tha: “Ky ishte një sulm i tmerrshëm në shtëpinë e vetë viktimës, i cili përfshinte planifikim të kujdesshëm dhe të paramenduar nga Stafasani”.
“Ai ka hyrë me forcë në banesën e viktimës dhe e ka goditur atë me levë, më pas është larguar duke menduar se e ka vrarë”.
“Ne nuk e dimë motivin e këtij sulmi, Stafasani nuk ka thënë asgjë dhe nuk ka treguar asnjë detaj”.
Stafasani u fut në banesën e gruas, permes nje platforme të improvizuar për të hyrë përmes një çatie prej xhami.
Ai priti rreth një orë, derisa ajo të kthehej në shtëpi, para se ta sulmonte brutalisht.
Gruaja pësoi pesë thyerje të kafkës, plagë në dorë e gishta të thyer.
Pavarësisht lëndimeve, ajo arriti të zvarritej në shtëpinë e një fqinji dhe të kërkonte ndihmë para se të përfundonte pa ndjenja.
Urgjenca arriti në shtëpinë e saj pak para orës 3 të mëngjesit, më 20 Mars dhe ajo u dërgua në spital, ku kaloi nëntë ditë në koma.
Gruaja e kishte njohur Stafasanin dhe kur rifitoi vetëdije konfirmoi se kishte qenë ai që e kishte sulmuar.
Diskutime rreth kësaj post