Persona të paidentifikuar kanë vjedhur ditën e martë një mjet në oborrin e një banese private në fshatin Sovjan të Maliqit.
Te njëjtët persona dyshohet të jenë autorët e vjedhjes së një dyqani në afërsi të po kësaj banese.
Pasi hynë në dyqan ata arritën të merrnin disa paketa cigare dhe sende ushqimore dhe me mjetin e vjedhur janë larguar me shpejtësi.
Sipas policisë lokale pronari e kishte lënë automjetin e ndezur çka ua ka lehtësuar “punën” hajdutëve.
Ka qënë vetë pronari ai i cili ka lajmëruar uniformat blu të cilët janë vënë menjëherë në lëvizje për zbardhjen e ngjarjes.
Policia dhe grupi hetimor po vijon punën për gjetjen e automjetit si dhe kapjen e autorëve.
Diskutime rreth kësaj post