Koronavirusi ka mbërthyer fort botën, por njerëzit çdo ditë e më shumë po neglizhojnë në masat e ndërmarra nga ana e qeverive përkatëse. Shpesh është abuzuar me vetizolimin, duke vënë në rrezik jetën e personave që jetojnë dhe punojnë me pacientin e infektuar.
Ndodhur në këto kushte, Anglia ka ashpërsuar masat. Nga sot, refuzimi për t’u vetizoluar është vepër e paligjshme në Angli, dhe mund të dënohet me gjobë deri në 10.000 euro.
Kushdo që del pozitiv me koronavirus ose i është thënë se ka qenë në kontakt me dikë që ka dalë pozitiv, tani e ka detyrim ligjor për t’u futur në karantinë.
Me vendimin e qeverisë britanike, personat që nuk e zbatojnë udhëzimin për vetizolim, do të ndëshkohen me gjobë që nis nga 1.000 euro dhe që mund të rritet në 10.000 për shkelje të përsëritura ose shkelje serioze.
Qeveria ka menduar edhe për njerëzit të cilët nuk e kanë mundësinë për të rikuperuar të ardhurat, gjatë qëndrimit në izolim.
“Njerëzit me të ardhura të ulëta, që nuk mund të punojnë dhe i humbasin të ardhurat derisa vetizolohen, do të kompensohen me 500 euro”.
Diskutime rreth kësaj post