Ditën e sotme ka nisur operacioni më i madh i eksportit detar të Shqipërisë. Kryemnistri Edi Rama e ka kaluar ditën në det të hapur për të parë nga afër se si kapen peshqit dhe punohet në anije-fabrikën e specializuar të tonit, ku bëhet procesi i filetimit përpara vendosjes në – 85°C për ruajtjen sipas standardeve të tregut në Japoni.
Në një fotografi, Rama shfaqet duke u matur pranë dy peshqve ton në një varkë peshkimi. Fotografia është bërë publike nga vetë kryeministri në rrjetet sociale, ku shkruan: Alamet çunash.
Por komentet kanë qenë të shumta. Një qytetar i shkruan Ramës se ky postim tregon që ai është zhytur në panik.
Replikat:
Qytetari: Ky postim eshte mesazh i humbesit te zhytur ne panik, je i mbaruar.Karma gjithmone fiton, ai qe i beri gropen tjetrit ra vet ne te
Rama: ky postim eshte mesazhi i dites se nje Shqiperie qe punon, qe prodhon, qe eksporton, ndersa gropat jane per ata qe tere jeten gropa kane hapur ne kete vend e ne kete mexhelis, me punet e mbrapshta dhe fjalet e uleta
Diskutime rreth kësaj post