Komisioneri i BE-së Oliver Varhelyi, tha sot nga godina e Kryeministrisë, se reforma zgjedhore duhet të jetë e besueshme, dhe ky do të jetë testi për Shqipërinë.
Sipas Varhelyit, reforma që u votua në Kuvend, është e rëndësishme të mos ndalojë koalicionet paszgjedhore.
“Ne na duhet reformë e besueshme e zgjedhore për të patur zgjedhje të lira. Ky është testi i vërtetë për Shqipërinë.Për momentin po analizojmë reformën që ka miratuar Kuvendi. Duke u bazuar tek debate që është bërë gjatë gjithë procesit, duke që ka të bëjë me një çështje në thelb.Për aq kohë sa koalicionet paszgjedhore nuk parandalohen, pra nuk bëhet më të vështira, atëherë ne mund ta shikojmë atë ligj me një mendje të hapur. Nuk mund të kufizojmë të drejtat e të zgjedhurave, për të formuar koalicionet.Për reformat e datës 5 Qershor, mendoj se ato ishin shumë të rëndësishme”, – u shpreh Varhelyi.
Diskutime rreth kësaj post